×
  • Lajme
  • Lajme

    Korrupsioni sipas kandidatit të Milaim Zekës: Gutu-gutu, çka ka ble gjyshi

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 17:45

    Ylli Isufi, kandidat për deputet nga Partia Euroatlantike e Kosovës, ka dhënë një shpjegim interesant për korrupsionin.


    Korrupsioni për Isufin, është si një dhuratë kur gjyshi, daja ose tezja i dhuron nipit të tij.

    Isufi i cili vjen nga partia ku lideri i tij është i akuzuar për korrupsion thotë se në Kosovë, korrupsioni është i lindur, korrupsionin qytetarët e kanë në gjak.

    “Korrupsioni te na është i lindur, për shembull në gjak e kemi korrupsionin, shembull ma të thjesht po ta marr për shembull një gjysh një dajë, një teze i shkon nipi gutu, gutu çka ka ble gjyshi, qyre, qyre qafe, qafe, ky është korrupsioni”, ka thënë Isufi në Interaktiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!