×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett: Marrëveshja e Uashingtonit mbetet në fuqi

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 21:30

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik.


    Ai konsideron se marrëveshja e 4 shtatorit mbetet në fuqi derisa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm në të ardhmen.

    “Javën e kaluar, gjatë seancës dëgjimore për konfirmim para Senatit të SHBA-së, Tony Blinken, i cili është i zgjedhuri i presidentit Biden për postin e sekretarit të Shtetit, tha se ai duartrokit punën që është bërë nga administrata e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë. Kjo është në kontekst të përgjigjes së pyetjes që të gjithë po e bëjnë ‘a është marrëveshja e Uashingtonit ende në fuqi? A synon administrata e Bidenit që të vazhdojë punën e bërë nga administrata paraprake?’ dhe përgjigjja në thelb për këto dy pyetje është po. Ne e konsiderojmë marrëveshjen e Uashingtonit në fuqi derisa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm që mund të bëhet në të ardhmen dhe pres që do të vazhdojmë të punojmë mbi punën e bërë më herët”, është shprehur diplomati amerikan, për RTK.

    Kosnett ka folur edhe për Komisionin Qëndron Zgjedhor (KQZ) dhe zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “Mendoj se këto janë zgjedhje të rëndësishme për Kosovën dhe dje unë dhe kolegët e mi nga QUINT-i dhamë një deklaratë, duke i nxitur të gjitha partitë që janë në garë dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme, për të ulur tensionin, sepse gjërat janë shumë emocionale dhe të përqendrohen në nevojat e popullit të Kosovës për të pasur mundësinë që t’iu dëgjohet zëri përmes votës, si dhe për rëndësinë e partive që të flasin se cilat do të jenë politikat e tyre. Kjo gjë shpesh mbytet nga zhurma e krejt politikës. Është me rëndësi që populli i Kosovës, i gjithë populli i Kosovës, të kuptojë se çka synojnë partitë të bëjnë për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve”, thekson ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!