×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të pranohet nga popujt, jo vetëm nga disa politikanë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 22:55

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për Kohën Ditore, që do të publikohet nesër ka folur për marrëveshjen eventuale Kosovë-Serbi.


    Ambasadori amerikan ka thënë se “marrëveshja finale duhet të pranohet nga popujt, jo vetëm nga disa politikanë”.

    Kujtojmë se presidenti aktual, Hashim Thaçi pas takimit të ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron, në muajin nëntor me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë kishte deklaruar se  marrëveshje mes Kosovës e Serbisë është mirë të ndodhë sa më herët duke theksuar se ajo mund të finalizohet muajt e ardhshëm.

    “Sa më herët aq më mirë, por mund të ndodhë në muajt e ardhshëm”, kishte deklaruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!