×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett: Qeveria e Kosovës në rrugën e duhur për luftimin e korrupsionit

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 22:17

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për luftimin e korrupsionit nga ana e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.


    Ai tha se korrupsioni dhe krimi i organizuar i kanë rrënjët shumë të thella në Ballkan, shkruan Reporteri.net.

    “Mendoj me keqardhje se korrupsioni dhe krimi I organizuar kanë rrënjë shumë të thella në Ballkan, në Kosovë dhe në vendet fqinje dhe do të duhet që policia, prokuroria, të tjerët të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar.”, shtoi Kosnett në KallxoPërnime.

    Ai tha se rruga për luftimin e korrupsionit është shumë e gjatë dhe se duhet shumë punë.
    “Do të duhet shumë kohë dhe në këtë vazhdë, e di se ka njerëz që kanë votuar qeverinë Kurti, kanë votuar për Vjosa Osmanin kanë pritur ndryshime të shpejta kundër korrupsionit, po e këqyrin orën dhe po pyesin çka po ndodhë. Më duhet të them se personalisht unë dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë e kemi këshilluar qeverinë e re dhe Ministrinë e Brendshme, policinë e të tjerët që nëse do ta luftoni korrupsionin, atëherë luftojeni në mënyrën e duhur. Bëjeni në mënyrë të qëndrueshme. Duhet të kryeni hetimet. Duhet të zhvilloni dëshmi kundër njerëzve. Nuk mund t’i largoni të gjithë nga puna në vend”, është shprehur diplomati amerikan.

    Ai gjithashtu tha se qeveria është në rrugën e duhur për luftimit e korrupsionit.

    “Nuk është procesi i përsosur, e dini dhe nganjëherë kemi thënë: po lëvizni shumë shpejt kundër organizatave të caktuara, kundër personave të caktuar. Herëve të tjera kemi thënë se duhet ta ngadalësoni dhe të zhvilloni dëshmi e të hetoni. Siç e dini, kemi bashkëpunim, kemi hetime dhe përpjekje bashkëpunuese, prandaj mendoj se janë në rrugën e duhur. Çka po them është se mendoj që populli i Kosovës nuk duhet të ndjejë thuaja se qeveria nuk është serioze përkitazi me luftimin e korrupsionit, por ky është proces i gjatë dhe i ngadalshëm”, është shprehur Kosnett.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!