×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett reagon pas vendimit të Gjykatës për lirimin e Lushatakut

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 17:37

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar pas lirimit nga akuza për korrupsion të Sami Lushtakut në rastin e njohur si KEK.


    Kosnett që njihet për çasjen kritike ndaj sistemi të drejtësisë në Kosovë, ka shkruar në rrjetin social Twitter, duke thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës duhet të mbajë seancat dëgjimore në kohën e duhur e jo pasi të kalojë afati ligjor për gjykimin e lëndës.

    “Gjykata Themelore e Prishtinës, së fundi ka liruar disa të dyshuar në rastin e korrupsionit të njohur si KEK, me arsyetimin se lënda është e vjetër. Gjykatat duhet të mbajnë seancat dëgjimore në kohën e duhur. Drejtësia mund të vie në vend vetëm nëse rastet dëgjohen para se të skadojë afati ligjor për gjykimin e lëndës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!