×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett viziton afganët në Bondsteel: Amerika do t’iu sigurojë banim të përhershëm

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 12:23

    Një ekip i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës i udhëhequr nga ambasadori Philip Kosnett ka vizituar të hënën refugjatët afganë të strehuar në kampin ushtarak të Bondsteel.


    Me anë të një postimi në Facebook, ambasada amerikane thekson se SHBA-ja do t`I sigurojë banim të përhershëm afganëve.

    “Të hënën një ekip i Ambasadës i udhëhequr nga Ambasadori Kosnett mirëpriti grupin e parë të afganëve bashkëpunëtorë të SHBA në shtëpinë e tyre të përkohshme në Camp Bondsteel. Ndërsa sigurohen që familjet të jenë rehat gjatë qëndrimit të tyre, ekipet e qeverisë amerikane po punojnë gjatë gjithë kohës për të plotësuar kërkesat për të çuar partnerët afganë në shtëpitë e tyre të përhershme”, thuhet në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!