Kosova bëhet me ambasadore edhe në Amerikën Jugore

Republika e Kosovës tash e tutje do ta ketë ambasadoren e saj edhe në Amerikën Jugore.


Ambasadorja e Kosovës në Panama, Zana Zeqiri-Rudi i ka prezantuar ditë më parë Letrat Kredenciale para presidentit të Republikës së Guajanës Sh.T. David Granger, duke u akredituar kështu si ambasadorja e parë e Republikës së Kosovës në këtë shtet të Amerikës Jugore.

Ceremonia shtetërore me gardë nderi me ç‘rast u ngrit edhe flamuri i Kosovës u mbajt në selinë e Ministrisë së Presidencës së Guajanës me prani të presidentit Granger dhe drejtoreshës së përgjithshme së Ministrisë së Punëve të jashtme të Republikës së Guajanës Sh.S. znj. Audrey Jardine-Ëaddell.

Sipas protokollit shtetëror të Republikës Kooperative së Guajanës, Ambasadorja Rudi mbajti fjalim te shkurter ceremonial duke falenderuar presidentin dhe institucionet e Guajanës për njohjen e Kosovës si dhe përkrahjen dhe bashkëpunimin në sferën multilaterale. Ajo gjithashtu shprehu përkushtimin e saj dhe të institucioneve të Kosovës për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Është nder i jashtëzakonshëm që të jem Ambasadorja e parë e Republikës së Kosovës në Republikën Kooperative të Guajanës”, tha ambasadorja Rudi në fjalimin e saj me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Njoftimi i plotë:

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama znj. Zana Zeqiri Rudi i ka prezantuar Letrat Kredenciale para Presidentit të Republikës së Guajanës Sh.T. David Granger duke u akredituar kështu si Ambasadorja e parë e Republikës së Kosovës në këtë shtet të Amerikës Jugore.

Ceremonia shtetërore me gardë nderi me ç‘rast u ngrit edhe flamuri i Kosovës u mbajt në selinë e Ministrisë së Presidencës së Guajanës me prani të presidentit Granger dhe drejtoreshës së përgjithshme së Ministrisë së Punëve të jashtme të Republikës së Guajanës Sh.S. znj. Audrey Jardine-Waddell.

Sipas protokollit shtetëror të Republikës Kooperative së Guajanës, Ambasadorja Rudi mbajti fjalim te shkurter ceremonial duke falenderuar presidentin dhe institucionet e Guajanës për njohjen e Kosovës si dhe përkrahjen dhe bashkëpunimin në sferën multilaterale. Ajo gjithashtu shprehu përkushtimin e saj dhe të institucioneve të Kosovës për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Është nder i jashtëzakonshëm që të jem Ambasadorja e parë e Republikës së Kosovës në Republikën Kooperative të Guajanës”, tha Ambasadorja Rudi në fjalimin e saj me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale. Ajo më tej vuri në pah se Kosova është e gatshme të punojë me qeverinë e Guajanës dhe synon të gjeje forma inovative për të thelluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe politike mes dy vendeve.

Presidenti i Guajanës z. David Granger duke i dëshiruar mirëseardhje në Guajana Ambasadores Rudi u shpreh i lumtur me ngritjen e nivelit të përfaqësimit diplomatik dhe të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Guajanës dhe siguroi Ambsadoren Rudi se përkrahja për Kosovën dhe bashkëpunimi në rrafshin bilateral dhe multilateral do të vazhdojnë edhe më tej.

Z. Granger në fjalimin e tij tha se marrëdhëniet mes Guajanës dhe Kosovës janë të bazuara në respektin reciprok për integritetin dhe sovranitetin territorial të njëri-tjetrit, respektin për marrëveshjet dhe të drejtën ndërkombëtare. “Ne mirëpresim mundësinë për bashkëpunim me Kosovën në fushën e minierave dhe në shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore”, tha ai ndër tjera.

Pas ceremonisë së akreditimit në përputhje me dispozitat e protokollit shtetëror të Republikës së Guajanës, Ambasadorja Rudi ka vendosur kurorë lulesh tek Monumenti Harku i Pavarësisë, një nga simbolet më të rëndësishme të sovranitetit kombëtar të Republikës Kooperative të Guajanës.

Me dorëzimin e Letrave Kredenciale në Guajana, Ambasadorja Rudi tashmë është e akredituar në tetë shtete të regjionit të cilin mbulon Ambasada e Republikës së Kosovës në Panama.

Guajana ështe vend i Amerikës Jugore që kufizohet me Brazilin, Venezuelën dhe Surinamin. Ka një popullësi prej rreth 750.000 banorësh dhe territor prej 215.000 km katrorë. Guajana ka njohur Kosovën në vitin 2013. Selia e organizatës së Komunitetit të Karaibeve (CARICOM) me 15 shtete anëtare është pikërisht në Georgetown, kryeqyteti i Guajanës