×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova do t’i kërkojë Serbisë llogari për gjenocidin

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 8:05

    Serbia duhet të pranojë kryerjen e gjenocidit gjatë periudhës 1998-1999 në Kosovë, të bashkëpunojë për dënimin e kriminelëve dhe t’i riparojë dëmet e shkaktuara nga gjenocidi.


    Kjo është përmbledhja e draft-rezolutës së përpiluar së fundi nga Komisioni ad-hoc i Kuvendit të Kosovës rreth njohjes së gjenocidit të kryer nga shteti serb në vitet 1998-1999, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Draft-rezoluta përmban faktet e krimeve serbe, bazën ligjore, dhe konstatimet. Ky dokument pritet të miratohet në Komision këtë javë dhe pastaj të përcillet për miratim në seancë plenare.

    Për ish-bashkëpunëtorët profesionalë të Institutit për Hulumtime të Krimeve të Luftës, Kosova ka fakte të mjaftueshme me të cilat dëshmohet kryerja e gjenocidit nga Serbia. Sa i përket rezolutës, ata vlerësojnë se deri më tani është dëshmuar se rezolutat nuk kanë gjetur zbatim. Kanë kërkuar që vëmendje t`i kushtohet formimit të një gjykate, që do të merrej me krimet e luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!