Kosova e 12-ta në Europë për numrin më të vogël të vdekjeve për 100 mijë banorë

Kosova renditet e 12 në Europë për numrin e vogël të vdekjeve në 100 mijë banorë si pasojë e koronavirusit.


Ndërkohë, bazuar në vdekjet në një milion banorë nëbotë, Kosova renditet e 42’ta. Në të dyja rastet, vendi i parë në botë për numër të vdekjeve është Belgjika.

Numri i të prekurve por edhe të vdekurve nga Covid -19 po vazhdon të shënojë rritë nëpër botë. Sipas bazës së të dhënave nga ‘Johns Hopkins University’, deri sot, 09 Maj 2020, në botë sit ë konfirmuar nga ky virus janë mbi 3.95 milionë perona dhe mbi 275 mijë vdekje të konfirmuara. SHBA-të po prijnë me mbi 1.28 milion raste të regjistruara dhe mbi 77 mijë persona të vdekur. Në Evropë, Spanja ka numrin më të madh të të prekurve (mbi 222 mijë), pastaj Italia (mbi 217 mijë), por Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madhë të të vdekurve me mbi 31 mijë.

Ndërsa në raport me numrin e popullsisë, më së shumti vdekje ka në Belgjikë, me 746.01 vdekje për 1 milion banorë, pasuar nga Spanja (562.86) dhe Italia (499.79).

Në Kosovë java e fundit është shoqëruar me lajme pozitive kur numri i të shëruarve ka tejkaluar numrin e rasteve të reja dhe vdekjeve.

Bazuar në të dhënat e ‘Johns Hopkins University’, ne kemi bërë nje krahasim më vendet Evropiane për të parë numrin e të vdekurve për 100 mijë banorë.

Ndonëse janë 28 vdekje deri tash, në të dhënat e John Hopkins University, janë 27 vdekje të konfirmuara, Kosova renditet ne pozitën 42 në nivel botërore, ndërsa kur e krahasojmë vetëm me shtetet Evropiane, atëherë është në pozitën 12, me 1.46 vdekje për 100 mijë banorë.

Janë edhe 11 vende tjera që kanë më pak vdekje për 100 mijë banorë se Kosova, përfshirë edhe vendet e rajonit si Shqipëria, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Kosova renditet pothuajse njëjte edhe ne raport me shkallen e fatalitetit të rasteve. Kështu, të dhënat tregojnë se 3.1% e rasteve në Kosovë kanë përfunduar me fatalitet.