×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova e para në botë me vdekje nga Covid-19 në 1 milion banorë

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 11:07

    Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka publikuar një tabelë në të cilën janë paraqitur të dhënat për rastet e vdekjeve nga COVID-19 nëpër botë.


    Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

    Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të.

    Në tabelën e publikuar nga profesori amerikan janë të dhënat deri në datën 11 gusht 2020.

    Pavarësisht kësaj, numri i rasteve të vdekjeve nga COVID në Kosovë ka qenë i lartë edhe në të dhënat e publikuara dje nga IKSHP, ku ishin gjithsejtë brenda 24 orëve 11 persona të vdekur.

    Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur gjithsejtë 365 persona.

    Numri total i personave të infektuar është 10 mijë e 795 nga 42 mijë e 136 sa janë testuar.

    Sipas të dhënave të IKSHP-së deri më 12 gusht janë shëruar 6 mijë e 411 persona derisa mbeten aktiv edhe 4 mijë e 19.

    Numri i personave të infektuar me COVID-19 dhe i rasteve të vdekjes është rritur ndjeshëm në Kosovë pas vendimeve të institucioneve për heqjen e kufizimeve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!