×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova edhe në një listë të kuqe: 14 ditë karantinë për kosovarët që kthehen në Danimarkë

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 15:49

    Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës  i është shtuar listës së shteteve që po e konsideron Kosovën vend me rrezikshmëri të lartë sa i përket situatës me Coronavirus.


    Ky shtet u ka rekomanduar  qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë drejt Kosovës deri më 31 gusht.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, derisa njoftohet se nga autoritetet daneze, Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, shkruan Reporteri.

    Pas kthimit në Danimarkë, qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID-19 jo më i vjetër se 4 ditë.

    “Kosova nga autoritetet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë”, thuhet në njoftim.

    https://www.facebook.com/consulate.copenhagen/posts/605399476846955

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!