×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ende në listën e vendeve me rrezik nga Covid-19 në Austri

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 9:44

    Qytetarët e Kosovës si dhe ata që kthehen nga Kosova në Austri edhe për një kohë do të ju duhet të hynë në karantinë.


    Në një shkrim të ditës së hënë të portalit austriak oe24.at, bëhet e ditur se Kosova gjendet ende në listën e vendeve me rrezik nga Covid -19.

    Siç bëjnë të ditur mediat austriake, listës së vendeve të rrezikuara i janë shtuar edhe Praga dhe Parisi.

    Që nga mesnata e së hënës, Austria ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi për kryeqytetin çek. Përveç kësaj, paralajmërime të reja për udhëtime që janë pjesë e vendeve me rrezik nga koronavirus u lëshuan edhe për Andorrën dhe për vendet jo-evropiane si: Izraeli, Argjentina, Bahreini, Kuvajti, Kosta Rika dhe Maldivet.

    Në anën tjetër, janë 37 vende të ndryshme të botës që kur të hyn në Austri u kërkohet një certifikatë mjekësore e testit negativ (jo më e vjetër se 72 orë) ose 10 ditë karantinë. Në mesin e këtyre shteteve bëjnë pjesë edhe: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

    Ndërkohë, Zvicra e ka hequr karantinën për udhëtarët nga Kosova. Rënia e dukshme e numrit të ë infektuarve në Kosovë, ka bërë që shteti zviceran nga 28 shtator të mos i detyrojë më udhëtarët që shkojnë nga Kosova të hynë në karantinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!