×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova humb 750 mijë euro në javë nga krimi në veri

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 20:23

    Zona më problematike në Kosovë, vazhdon të mbetet veriu i vendit.


    Madje kjo pjesë e Kosovës, është përfshirë edhe në një raporti të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar.

    Në këtë dokument ku janë të përfshira të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e që është i mbështetur në intervistat ndryshme me zyrtarë të sigurisë, thuhet se krimi në veri është jashtëzakonisht i shfaqur.

    Aktivitet kryesor kriminal në këtë zonë është kontrabanda me mallra të ndryshme.

    Madje si pasojë e kësaj Kosova humb 750 mijë euro çdo javë.

    Karburanti është malli që kalon më shpesh kontrabandë (nga veriu në jug). Më pas vijnë materialet e ndërtimit, ilaçet, makinat, cigaret, ushqime, pije, dhe mallra të tjera. Llogaritet se nga këto aktivitete të paligjshme buxheti i Kosovës humb çdo javë rreth 750,000 euro nga tarifa doganore të pambledhura: nga këto 400,000 euro janë tarifa karburantesh, nga materialet e ndërtimit humbin 200,000 euro, dhe 150,000 euro për mallrat e tjera.

    Nuk mungojnë as aktivitet e dhunshme.

    Madje, gjendja në vitet e fundit është alarmante, e ku grupet kriminale përdorin edhe eksplozivi si mjet për të kryer aktet kriminale, raporton T7.

    https://www.youtube.com/watch?v=flbeMmegXK0

    Gjatë kësaj periudhe katërvjeçare, 14 makinave private u është vënë flaka, dhe ka patur 23 raste të hedhjes së eksplozivëve në shtëpi private dhe biznese të zonës.

    Vend të veçantë në këtë raport ka zënë edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit.

    Ndërkohë që këtu identifikohen dy përgjegjësit kryesor të Krimit të Organizuar në Veri të Kosovës.

    Bazuar në intervista dhe të dhëna nga burime të ndryshme, veriu i Kosovës duket se është feudi i disa individëve që nuk guxon njeri t’ua përmendë emrin, por që njihen nga të gjithë. Ashtu si dhe në zona të tjera të Ballkanit, duket se edhe këtu janë krijuar lidhje të ngushta midis elitave të biznesit, politikës dhe krimit. Emrat që përmenden në këtë rast janë Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radojiçiç.

    Në këtë raport janë identifikuar edhe zonat kriminale në Pjesën tjetër të Kosovës.

    Kështu Prishtina konsiderohet si zonë aktive kriminale, ndërsa një nga aktivitet kryesor është trafikimi i drogës. Një nga rastet e përmendura është edhe kapja e 113 kilogramëve heroinë në vitin 2018.

    Ndër zonat më të prekura nga krimi mbesin edhe Peja e Ferizaj. Trafikimi i narkotikëve është evidentuar si problem edhe në Ferizaj, madje është përmendur edhe kapja e 800 kilogramëve kanabis në vitin 2017.

    E siç tregohet edhe në këtë hartë, Kosova mbetet një nga zonat kryesore prej nga drogat e forta si Kokaina, shpërndahen për në Evropë.

    Shqipëria dhe Mali i Zi janë pika të rëndësishme të hyrjes së kokainës që vjen nga Amerika latine drejt Evropës. Transporti bëhet kryesisht me kontejnerë nëpër portet e Durrësit dhe Tivarit. Ngarkesat e drogës më pas shpërndahen nëpër Kosovë, Serbi dhe Bosnjë, nga ku trafikohen drejt Evropës qendrore. Gjithashtu, ka të dhëna se në këtë rajon bëhet edhe përpunimi i kokainës.

    Ky raport thekson edhe bashkëpunimin e mirë të grupeve kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!