×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova i dërgon zyrtarisht Serbisë kërkesën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, nis me Drenicën

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 14:47

    Kryetari i Komisionit për Personat e Pagjetur, Andin Hoti, ka njoftuar se iu është drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në shkresën e parë për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, njofton gazeta online Reporteri.net.

    Hoti tha se në respektim të zbatimit të Deklaratës për persona të zhdukur, e miratuar në Bruksel, Republika e Kosovës pa humbur kohë ka filluar me kërkesat e saj për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

    “Ne kemi kërkuar nga Presidenti i Serbisë, të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Kjo brigadë, përveç tjerash ka kryer krime në regjion të Drenicës. Nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur”, ka shkruar Hoti një një status në Facebook.

    “Natyrisht që shkresa e parë fillon me Drenicën, sepse pikërisht në Drenicë, Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar”, shkroi tutje Hoti.

    Në letër shkruhet se “Duke na u dhënë qasje në këtë material do të ndihmonte të gjejmë vendin e të vrarëve dhe të transferojmë të mbeturat e shqiptarëve nga Kosova që u zhdukën me forcë dhe do të kontribuonit direkt për të zgjidhur fatin  e mbetjeve të të zhdukurve në regjionin e Drenicës, për t’i dhënë fund vuajtjeve të më të dashurve të tyre, dhe për të sjellë paqe të përhershme”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!