×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova në panik, shkon në 4 numri i të vdekurve

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 19:51

    Numri i të vdekurve nga gripi sezonal me influencë A ka shkuar në katër persona në Kosovë.


    Dy pacientë kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në QKUK brenda 24 orëve, të cilët ishin duke u trajtuar në mjekimin intensiv.

    Një grua 28 vjeçare si pasojë e një intervenimit kirurgjik paraprak është prekur nga gripi e cila nuk i ka shpëtuar.

    Derisa viktima e dytë është një burrë 47 vjeçar, ku për këtë rast infektologu Krasniqi tha se nuk është vërejtur që ka pasur ndonjë sëmundje shoqëruese, derisa bëri me dije se nuk ka informata që këta dy pacientë kanë qenë të vaksinuar kundër gripit.

    Ndërsa dy rastet tjera të vdekjeve ishin njëra në fillim të janarit dhe tjetra në dhjetor të vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!