×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova pranon mbi 144 mijë teste rapide nga Gjermania

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 16:46

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u takua sot me Ambasadorin gjerman në Kosovë, Joern Rohde, për të pranuar donacionin e radhës prej 144.960 rapid testeve nga Gjermania.


    Duke shprehur falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, Ministri Vitia tha se janë të nderuar për këtë furnizim nga Gjermania.

    “Ne jemi të nderuar të pranojmë furnizimin e 144.960 rapid testeve nga partneri ynë i vazhdueshëm, qeveria gjermane, në mënyrë që të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes pandemike në Kosovë.”

    “E falënderojmë Ambasadorin për mbështetjen e ngritjes së vazhdueshme të fuqisë testuese për diagnostikim të COVID-19. Nga këtu, ne shprehim mirënjohjen tonë për ekipet mjekësore, stafin mbështetës në të gjithë vendin për punën e tyre të vështirë çdo ditë, në shërbim të shëndetit publik.”

    Në anën tjetër, Ambasadori Rohde theksoj rëndësinë e zbulimit dhe parandalimit te virusit COVID-19.

    “Virusi është akoma shumë i pranishëm në shoqëritë tona dhe mbetet një kërcënim. Gjermania mbetet në krah të Kosovës dhe vazhdon të mbështesë përgjigjen e qeverisë COVID-19.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!