×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova vendi me më së paku të vaksinuar në Evropë

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 10:37

    Sipas një tabele të publikuar nga Deutsche Welle (DW), në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19 në botë, Kosova paraqitet vendi me më së paku të vaksinuar në Evropë.


    Kjo tabelë, paraqet dy vendet me më së shumti të vaksinuar dhe dy vendet me më pak të vaksinuar për kontinent.

    Në kontinentin e Evropës, nga vendet më me pak të vaksinuar përveç Kosovës, bënë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, derisa vendet që kanë vaksinuar më së shumti qytetarë në Evropë, janë Britania dhe Malta.

    Vetëm, 0.13 për qind e popullsisë në Kosovë, ka arritur të marr vaksinën antiCOVID, edhe atë vetëm dozën e parë nga 24 mijë vaksinat që kanë ardhur nga programi COVAX, si ndihmë për Kosovën.

    Këto vaksina, janë dedikuar për personelin shëndetësore dhe për personat e moshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!