×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët shkojnë në Shqipëri për ta festuar 12-vjetorin e Pavarësisë

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 14:02

    Të shumtë janë shqiptarët e Kosovës që 12-vjetorin e Pavarësisë kanë zgjedhur ta festojnë në Shqipëri.Ka nga ana që kanë preferuar të rikthehen në familjet shqiptare që i pritën në shtëpitë e tyre në kohën e luftës me Serbinë.E tillë është edhe një familje nga Kosova e cila po shkon drejt Kukësit, aty ku i kanë pritur kur i kanë ikur luftës.


    Në pikën kufitare të Morinës, të gjata janë radhët e krijuara të automjeteve, e megjithatë kjo nuk duket një pengesë.“Shumë gjë normale është kjo, duhet edhe në shqiptarët të mësojmë të presim”, thotë një shtetas i Kosovës i cili jeton në Gjermani.Të tjerë thonë se kufiri duhet të hiqet ose të lehtësohen edhe më tej procedurat, dhe këtë e shpresojnë ta realizojë kryeministri i ri, Albin Kurti.

    “Tepër kemi duruar për këtë vit. duhet që sot me u heq, s’ka dashur të jetë kurrë ky kufi, Ne jemi të lidhur në mënyrë natyrore, një babë kemi”.“Është hequr kufiri, nuk po shoh probleme, gati jemi bashkuar dy shtetet”.

    “Jam i bindur që ka me u heq shpejt kufiri”.“Qeveria e re me Albin Kurtin do ta sjellë Kosovën e Shqipërinë mbarë”, shprehen disa nga banorët, megjithëse për shumë të tjerë është herët për të folur për qeverinë e re të Kosovës.Të tjerë shfaqen mjaft entuziastë dhe besimplotë se ky 12-vjetor i pavarësisë do të jetë i mbari nën udhëheqjen e Albin Kurtit.“Ja ka me drejtu ai, ja nuk ka burrë shqiptar që drejton. Ai Albin Kurti”, thotë një qytetar i Kosovës.“Ky përvjetor vjen me gjithë të mirat, jemi çliruar prej shkaut, falënderojmë dëshmorët“, thotë një tjetër.Në radhët e tyre, të cilët vijnë në Shqipëri jo për të festuar, por për punët e tyre, ka edhe nga ata që nuk besojnë tek asnjë qeveri.“Shteti është duke shkuar mbrapsht, e kemi humb pavarësinë”.“Këtë pavarësi e kemi pritur me qindra vjet. Ende nuk po e shijojmë pavarësinë e plotë të shtetit, uroj që ky vit t’i përcjellë të gjitha sukseset e mëtejshme”, thonë disa shqiptarë të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!