×
  • Lajme
  • Lajme

    Dasmë në Gjakovë, policia shpërndan 70 mysafirët dhe arreston organizatorin

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 9:20

    Shumë kosovarë nuk po respektojnë masat anti-covid, e ku njëra prej tyre është mos organizimi i dasmave.


    Çdo ditë në fshatra e qytete organizohen dasma, në disa prej tyre intervenon policia por jo në të gjitha.

    Dje, Policia e Kosovës intervenoi në fshatin Samadraxhë të Suharekës, në të cilën po mbahej një aheng familjar e ku ishin të ftuar shumë persona.

    Siç është bërë e ditur në raportin 24 orësh, në këtë aheng janë takuar diku rreth 50 deri në 60 persona.

    Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Njëjtë ndodhi edhe në Rogovë të Gjakovës. Atje dikush organizoi aheng me 70 të ftuar, duke rrezikuar kështu përhapjen masive të virusit.

    Të gjithë të pranishmit janë shpërndarë nga Policia e Kosovës, teksa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!