×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarëve i duhet testi COVID-19 edhe për kalim transit në Maqedoni të Veriut

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 19:44

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup njofton të gjithë shtetasit e Kosovës se nuk mund të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut nëse nuk e posedojnë testin për virusin COVID-19.


    “Bazuar në masat e reja të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, kjo rregull vlen edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës që zgjedhin Maqedoninë e Veriut për kalim transit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Të gjithë ata që do të zgjedhin këtë rrugë duhet të posedojnë PCR Test – negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!