×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari 46 vjeçar i cili vdiq në aksident në Zvicër ishte nga Deçani

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 21:00

    Një shtetas i Kosovës, banor në Kantonin St. Gallen, ka humbur jetën në një aksident trafiku.


    Albinfo.ch mëson se bëhet fjalë për një person 46 vjeçar (D.A) nga Drenoci i Deçanit, me vendbanim në Balgach SG (Zvicër). Po ashtu, mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

    Sipas raportimit të mëhershëm të smopo.ch, kosovari ka qenë duke e ngarë makinën tatëpjetë rrugës Tigelbergstrasse në drejtim të fshatit Berneck, kur, për shkaqe të panjohura, ka dalë nga rruga duke e goditur dhe depërtuar një rrethojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!