×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari për Reuters: Paguaj 170 euro rrymë në muaj, i fitoj 2,400 nga prodhimi i kriptovalutave

    Reporteri
    04 Janar 2022 | 20:59

    Një kosovar në kushte anonimiteti ka folur për Reuters, duke thënë se faturën e rrymës për prodhimin e kriptovalutave e paguan 170 euro, ndërsa vlera monetare që ai e arrin në bazë mujore është 2,400 euro

    “Një prodhues i kriptovalutave, i cili foli në kushte anonimiteti dhe që ka 40 GPU (Njësitë e Përpunimit Grafik), i tha Reuters se ai po paguante rreth 170 euro në muaj për energjinë elektrike dhe po merr rreth 2,400 euro në muaj fitim nga mining”, thuhet në artikullin e Reuters ku raportohet për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave.

    Siç raporton më tej mediumi, prodhimi i kriptovalutave është fenomen në rritje në veri të Kosovës, kryesisht të populluar nga serbë që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe refuzojnë të paguajnë energjinë elektrike.

    Qeveria e Kosovës të martën prezantoi vendimin për ndalimin e prodhimit etëkriptomonedhave, në përpjekje për të frenuar konsumin e energjisë elektrike, pasi vendi po përballet me krizën më të rëndë të energjisë.

    “Të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit do të ndalojnë prodhimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim me institucionet tjera relevante që do të identifikojnë lokacionet ku ka prodhim të kriptovalutave”, tha në një deklaratë ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Artane Rizvanolli, përgjatë ditës.

    Përgjatë dhjetorit, Kosova shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, e cila do t’i mundësojë qeverisë të ndajë më shumë para për importin e energjisë, të ndërprejë më shpesh furnizimin e energjisë dhe të zbatojë masa të ashpra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!