×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari që ishte inxhinier edhe në Volvo, vjen vullnetarisht nga Suedia për të ndihmuar kolegët në Kosovë

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 16:34

    Burim Hajrizaj nga Mitrovica jeton për shumë vite në Suedi. Në gjithë këto vite, ai ka punuar në kompani të famshme me mijëra punëtorë, si Volvo, SAAB si dhe AstraZeneca.


    Atë e bën të vecantë gatishmëria për të sjell përvojën e tij 20 vjecare në Kosovë, duke mbajtur trajnime dhe punëtori pa pagesë për kolegët kosovarë.

    I fundit aktivitet në Kosovë u shënua para pak ditësh, ku Hajrizaj për dy ditë zhvilloi punëtori me IT-të kosovarë, të cilëve u mësoi shumë nga përvojat e tij në Suedi.

    “Unë punoj sikur programer në Suedi. Kam punuar për kompani sikur Volvo, SAAB, AstraZeneca etj. edhe kam pervojë pune mbi 20 vite”, ka thënë vetë Burim Hajrizaj.

    Ai njihet si programmer i zoti në tregun e Kosovës edhe atë të Suedisë, e të cilën gjë e ka konfirmuar edhe Shpend Lila nga ICK, vend ku edhe mbahet trajnimet.

    “Qe një shembull fantastik i kontributit nga diaspora. Inxhinierë shqiptarë me përvojë në Volvo, Siemens, Saab & PayPoint nga Suedia e Mbreteria e Bashkuar vijnë vullnetarisht në Kosovë për të ofruar njohuri për komunitetin local”, ka shkruar Lila.

    Për kontributin e këtij mërgimtari ka shkruar edhe “Innovation Centre Kosovo”, të cilët kanë falenderuar Burimin.

    “Një shembull fantastik i kontributit nga diaspora për komunitetin. Ditë më parë, Burim Hajrizaj – inxhinier me përvojë në Volvo, Siemens e Saab nga Suedia dhe Fitim Skenderi, inxhinier në PayPoint nga Mbretëria e Bashkuar, mbajtën punëtori dy-ditore për inxhinierët dhe profesionistët e avancuar lokal, në fushën e “Microservices Architecture, Service Bus and Docker”. Faleminderit nga zemra Burim dhe Fitim. I gjithë komuniteti u është shumë mirënjohës”, thuhet në njoftimin e Qendrës.

    Ndryshe, aktivitete të ngjashme për komunitetin e programerëve është premtuar se do të mbahen edhe në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!