×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari regjistron veturën në Graçanicë, ia shtypin librezën në gjuhën serbe

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 23:21

    Në çdo komunë të Kosovës librezat e veturave shtypen në të gjitha gjuhët pa paguar diçka më ekstra.


    Por kjo duket se nuk vlen për komunën e Graçanicës. Atje duhet të paguash nëse dëshiron që libreza e veturës të kthehet nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.

    Në një postim të bërë në grupin ‘Marakli t’kerreve’ nga Advan Plakolli tregon se si në një Qendër të Regjistrimit të Veturave në Graçanicë i ishin kërkuar 44 euro për t’i kthyer librezat nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.

    Ai kishte shkuar që t’i regjistronte katër vetura dhe librezat i ishin shtypur në Gjuhën Serbe, shkruan Indeksonline.

    Kur ai kishte kërkuar që t’i kthente në Gjuhën Shqipe i janë kërkuar 44 euro.

    Për Indeksonline, Plakolli tregoi që punëtori ishte serb. Në postimin e tij ai ka kërkuar përgjigje se nëse kjo është në rregull kjo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!