×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari shkon në Shqipëri të shesë makinën, por i ndodh e papritura

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 20:39

    Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë.


    Një shtetas nga Kosova, ka shkuar për ta shitur makinën e tij tip “Audi A6” me vlerë 30 mijë euro në vendin tonë.

    Shtetasi i Kosovës, është takuar me pronarin e një lokali në Fushë-Krujë, ndërsa dhëndrri i pronarit ka marrë makinën për ta provuar në orën 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

    Pasi ai e ka marrë makinën, ai është zhdukur ndërsa ende nuk është kthyer.Dritare.net ka kontaktuar me policinë e Durrësit, të cilët e kanë konfirmuar rastin, pa dhënë shumë detaje.

    Shtetasi i Kosovës nga ana tjetër, ka bërë kallëzimin në polici, ndërsa është lajmëruar edhe amabsada e Kosovës, dhe stafi i saj aktualisht ndodhen në Fushë-Krujë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!