×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovës i kërkohet strategji më e mirë për paraqitjen e krimeve serbe

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 20:34

    Serbia duhet të bëhet përgjegjëse për krimet e bëra në Kosovë ndërvite.

    Kështu u tha në tubimin e organizuar të shtunën, për nder të 15 janarit, ditës së përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, nga Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen.

    Vrasjet që u bën, u tha se ishin nga format më të rënda, të cilat u shndërruan në masakra, për të realizuar një projekt të madh të Serbisë.

    “Rastet e vrasjeve masive janë të shumta, ato ishin masakra të vërteta, siç është masakra e Reçakut, të cilët po mundohen ta mohojnë”, tha Jusuf Osmani, profesor në degën e Arkivave në UP.

    Kosovës iu kërkua të bëjë padi ndaj Serbisë për gjenocid. Për këtë, u tha se mund ta bëjë edhe Shqipëria, si anëtare e OKB-së.

    “Nëse Serbia shpallet e fajshme për gjenocidin në Kosovë, gjeneratë pas gjenerate, kurrë nuk shlyhet, është një njollë e përjetshme”, tha Qebir Avziu, Dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Tetovës.

    Ndërsa, profesori Lulzim Nika, vlerësoj se Kosova duhet të kishte një strategji më të mirë për të paraqitur krimet serbe në botë.

    “Për fatin e keq edhe sot pas dy dekadave e më shumë, masakrat dhe krimet serbe në Kosovë nuk prezantohet në mënyrë të drejtë”, tha ai.

    Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 518 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!