×
  • Lajme
  • Lajme

    KPMM mbetet me një anëtar, hapet konkursi për të rinjtë

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 19:52

    Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, ka mbajtur takimin e fundit të bordit të plotë, meqë 4 nga 5 anëtarët kanë përfunduar mandatin.


    Me këtë rast u prezantua puna voluminoze e KPMM-së nën udhëheqjen e këtij bordi, në zbatimin e politikave/strategjive në sektorin minerar si dhe në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në përputhshmëri me Ligjin për Minierave dhe Mineraleve.

    “Në periudhën sa ishin prezent si pjesë e Bordit të KPMM-së, janë lëshuar gjithsej 1093 licenca dhe leje, nga të cilat 463 janë Licenca të Hulumtimit, 231 janë Licenca të Shfrytëzimit si dhe 399 janë Leje për Aktivitete të Veçanta.” thuhet në njoftimin për medie të KPMM-së.

    Drejtori i KPMM-se njoftoi Bordin se është shpallë konkursi për anëtar të ri të Bordit nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 28.07.2020.

    Në bazë të procedurave ligjore për përzgjedhjen e anëtareve të Bordit nuk parashihet që bordi i ri të vije brenda këtij muaji, kjo nënkupton që KPMM-ja do të nuk do të ketë mundësi të marrjes së vendimeve sidomos te dhënies se licencave dhe lejeve për një afat të pa caktuar deri ne zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

    Bordi morri vendim që në përputhje me nenin 59 pika 1 dhe nenin 62 të LMM-së të caktojnë U.D. të Kryesuesit, Avdi Konjuhi.

    U.D. i Kryesuesit do të ushtrojë detyrën e Kryesuesit deri në caktimin e kryesuesit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!