×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ fillon t’i telefonojë votuesit jashtë vendit për verifikim

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 22:19

    Komisioni Qendror i Zgjedhje njofton të gjithë personat që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.


    KQZ bën të ditur se nga rreth 2000 persona të kontakutar, mbi 75% prej tyre janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.

    KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre.

    KQZ do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!