×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Janë rinumëruar 268 vendvotime

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 17:03

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit është duke vazhduar rinumërimi i votave të 552 vendvotimeve, shkruan Reporteri.net.


    Zëdhënësi i KQZ-së ka thënë për Reporteri/net se deri tani janë rinumëruar 268 vendvotime.

    “Deri në orën 16 të ditës së sotme janë rinumëruar 268 kuti të votimit (vendvotime) nga 552 sa është numri i përgjithshëm që duhet të rinumërohen me vendim të KQZ-së”, tha Elezi.

    Kujtojmë se në QNR deri më tani janë hapur 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora, prej të cilave janë aprovuar 41 mijë e 280 zarfe ndërkaq 16 mijë e 288 janë refuzuar.

    Arsyet e mosaprovimit të tyre, sipas KQZ-së janë si në vijim: 7 mijë e 281 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës, 5 mijë e 192 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore, 1 mijë e 126 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë, 2 mijë e 17 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor) dhe 672 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim.

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri më tani janë rinumëruar 220 vendvotime ndërkaq edhe 40 të tjera janë në proces të rinumërimit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!