×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Janë rinumëruar 312 vendvotime

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 9:10

    Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar rinumërimi i 552 vendvotime, kurse deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312.


    Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    “Deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312 nga 552 vendvotime”, tha ai.

    Elezi po ashtu bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove nga diaspora.

    KQZ ditën e enjte po ashtu ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 58 vendvotime tjera. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shpallen javën e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!