×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ me njoftim të rëndësishëm për votuesit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 8:42

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit.


    KQZ përmes një njoftimi publik thotë se qytetarët përmes aplikacionit online mund ta ndryshojnë qendrën e votimit duke klikuar KËTU.

     

    “Pasi të dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit”, thuhet në njoftim.

    Ndërrimin e qendrës së votimit mund ta bëni deri më 14 nëntor 2020.

    Ndryshe, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna, bazuar në vendimin e presidentit Thaçi do të mbahen më 29 nëntor 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!