×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ refuzon kërkesën për referendum konsultativ në Kamenicë

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 15:29

    KQZ’ja ka hedhur poshtë kërkesën e kryetarit të komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati për organizimin e një referendumi konsultativ në këtë komunë, me arsyetimin se mungesa e ligjit të veçantë për referendum pamundëson organizimin e referendumit qytetar në lidhje me reformat në arsim.


    Kastrati ka kërkuar nga KQZ që t’i lejohet organizimi i një referendumi përmes të cilit sipas tij, qytetarëve do t’iu mundësohet votimi për reformën në sektorin e arsimit, me të cilën reformë parashihet mbyllja e disa shkollave që kanë numër të vogël të nxënësve dhe zgjidhja e problemit që kanë me mësimdhënësit që konsiderohen tepricë.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj.

    KQZ e mori këtë vendim pas konfirmimit nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion nuk ka ndonjë çështje për të vendosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!