×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ tregon periudhën për ndërrimin e qendrave të votimit

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 17:20

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.


    KQZ ka njoftuar se periudha për ndërrimin e qendrave të votimit 17 – 27 janar 2021.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit.

    SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT?

    Ju mund ta mësoni qendrën tuaj të votimit përmes linkut: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT?

    KQZ përmes aplikacionit online ju mundëson ndryshimin e qendrës së votimit duke plotësuar të dhënat e kërkuara përmes linkut:

    http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

    Pasi të aplikoni kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.

    Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.

    Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.

    Të nderuar qytetarë! Mbani maskën dhe ruajeni distancën fizike së paku 2 metra.

    Ju lutem, respektoni udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!