×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ vendos: 530 vendvotime shkojnë në rinumërim

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 9:58

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar në mbledhjen e mbajtur sot rekomandimin e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për të rinumëruar disa vendvotime.


    KQZ ka vendos që saktësisht 530 vendvotime të shkojnë në rinumërim, shkruan Reporteri.net.

    Valdete Daka, kryetare e KQZ-së i ka bërë thirrje QNR-së që menjëherë të fillon rinumërimi në këto vendvotime.

    Ndryshe, mbrëmë pas mesnate në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar publikimi i rezultateve të votimit përmes postës.

    Nga 13 mijë e 241 fletëvotime të vlefshme nga votimi përmes postës, LVV ka marrë 7030 vota, LDK 2158 vota, PDK 2139, Nisma-AKR 916 vota dhe AAK-PSD 555 vota. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!