×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi – Apostolovës: A është vlerë e BE-së që ju përfaqësoni në Kosovë kalimi klandestin i buxhetit mbrapa shpinës së opozitës?

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 16:26

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila sot gjatë ditës, nëpërmjet rrjetit social Twitter mbështeti miratiminne buxhetit të Kosovës mbrëmë pas mesnatës pa prezencën e opozitës.


    Zyrtari i lartë i PDK-së i është përgjigjur Apostolovës po ashtu në Twitter duke e pyetur se a është vlerë e BE-së që ajo e përfaqëson në Kosovë kalimi klandestin i buxhetit mbrapa shpinës së opozitës.

    “Mirë për ju Zonja Apostolova, për mbështetjen publike të kalimit klandestin dhe të paligjshëm të buxhetit, mbrapa shpinës së opozitës. A janë këto vlera të BE-së që mendoni të përfaqësoni në Kosovë?”, ka shkruar Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!