×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Bedri Hamzën do ta donte secila komunë, por këtë fat e ka Mitrovica

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 23:23

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të Komunës së Mitrovicës.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se një profesionist të lartë, një punëtor të madh, një njeri të urtë e të ndershëm si Bedri Hamzën do të donte ta kishte të vetin secila komunë, shkruan Reporteri.net.

    Por, siç tha Krasniqi, këtë fat e ka Mitrovica.

    “Një fat i mirë dhe i rrallë ky që me padurim do të përqafohet nga të gjithë qytetarët – për t’i dhënë fund talljes së gjatë me qytetin e tyre, e për t’i dhënë seriozisht shans jetës që ata e meritojnë”, tha Krasniqi.

    Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

    Nga një qytet me rëndësi të veçantë siç është Mitrovica, dhe nga një vend i kujtimeve të mira siç është Ëmbëltorja Ballkan, jam shumë i lumtur ta shpërndaj një lajm po ashtu të veçantë, të mirë e të rëndësishëm që do t’i flladitë zemrat e qytetarëve të Mitrovicës.

    Bedri Hamza është Kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit.

    Një profesionist të lartë, një punëtor të madh, një njeri të urtë e të ndershëm si Bedri Hamzën do të donte ta kishte të vetin secila komunë. Por, këtë fat e ka Mitrovica.

    Një fat i mirë dhe i rrallë ky që me padurim do të përqafohet nga të gjithë qytetarët – për t’i dhënë fund talljes së gjatë me qytetin e tyre, e për t’i dhënë seriozisht shans jetës që ata e meritojnë.

    Sepse, të gjithë pajtohen: S’ka si Bedri Hamza!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!