×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet e parakohshme

    Krasniqi e pranon ofertën e Kurtit për rrëzim të Qeverisë: Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati

    Reporteri
    21 Mars 2024 | 22:43

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili sonte sfidoi opozitën duke thënë se i kanë edhe votat e partisë së tij për rrëzimin e Qeverisë.

    Kreu i PDK-së e ftoi Kurtin që nga dita e nesërme të nisë procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Krasniqi u zotua se nënshkrimet e deputetëve të PDK-së për shpërndarje të Kuvendit janë gati që nesër.

    Krasniqi u shpreh se prej vitit të kaluar, PDK në vazhdimësi ka kërkuar zgjedhje.

    “Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam bërë thirrje e të kam pritë me e shpërnda Kuvendin dhe me shku në zgjedhje sa më shpejt. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati! Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetë sadopak ndërgjegje për situatën e vështirë në të cilën e ke sjellë vendin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!