×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi ia paraqet edhe ambasadorit francez pesë pikat e PDK-së për marrëveshje finale Kosovë-Serbi

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 16:09
    Memli Krasniqi, në takimin e zhvilluar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot

    “Ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës sipas rregullimit aktual kushtetues, njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, nisja e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe” si hap i parë, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë – duhet të jenë shtyllat bazë të kësaj marrëveshjeje”.

    Pesë shtyllat që Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i prezantoi në Kuvend, të cialt do ta kishin mbështetjen e PDK-së për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai ia paraqiti edhe ambasadorit francez në Prishtinë, Olivier Guérot.

    Krasniqi, njoftoi se në takim me ambasadorin francez, temë diskutimi kishin situatën aktuale politike në vend, zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit, duke përfshirë procesin zgjedhor të caktuar për fundin e këtij muaji.

    Njoftimi i Krasniqit:

    Në takimin e zhvilluar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, diskutuam për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit, duke përfshirë procesin zgjedhor të caktuar për fundin e këtij muaji.

    Ambasadorit Guérot i shpreha mirënjohjen time për Francën për mbështetjen e ofruar në procedurën lidhur me vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Në këtë takim, ripërsërita pesë pikat e propozuara nga unë dhe Partia Demokratike e Kosovës për marrëveshjen finale në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës sipas rregullimit aktual kushtetues, njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, nisja e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe” si hap i parë, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja e ndërsjellë – duhet të jenë shtyllat bazë të kësaj marrëveshjeje.

    Po ashtu, gjatë këtij takimi pranova urimet e ambasadorit francez për anëtarësimin e PDK-së në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), i cili e konsideron këtë si një hap të rëndësishëm në procesin reformues të nisur nga partia jonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!