×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Kurti shkatërroi imazhin e Kosovës, sovranitetin e shtetit e reduktoi në tri ndërtesa

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 11:53

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit ku po zhvillohet debat parlamentar për situatën në veri, ka thënë se është momenti i fundit që kryeministri Kurti ti kthehet racionalitetit në qeverisje.

    Krasniqi ka thënë se Kurti shkatërroi imazhin e Kosovës, duke e paraqitur vendin tonë si vatër e luftës, shkruan Gazata Online Reporteri.net.

    “S’po mund të besoj çka po dëgjoj prej kryeministrit. Në kohën kur Kosova gjendet në situatën më të vështirë prej se e ke marrë përgjegjësinë, në vend se me u sjellë si kryeministër, sillesh si gazetar mediokër i një televizioni shtetëror. Del këtu na lexon raporte e na tregon histori dhe nuk dite një fjalë me tregu se pse dhe çka don me arritë me këto veprime të cilat absolutisht jo vetëm që nuk i ki të bashkërenduara e të koordinuara me kërkon hiç por i ke ba në krye në veti e në kundërshtim me partnerët ndërkombëtarë. Veç sa dole tha mos i besoni kërkujt veç komunikatave të Sveçlës. Ky popull meriton me e trajtu me pak më shumë respekt sepse të gjithë janë të shqetësuar për situatën atje. Zgjedhjet në veri janë majtë për shkak të vendimeve tua, e në fund je tërhjekë.

    E shkatërrove imazhin  e Kosovës. Në krejt mediat ndërkombëtare po dalim si vatër e luftës pas 20 vjetëve, njerëzit kanë nisur të reduktojnë vizitat në Kosovë, zyrtarë e turista prej vendeve të BE-së,  e reduktove sovranitetin e Kosovës në tri ndërtesa”, tha Krasniqi.

    Ai ka sfiduar Kurtin duke i thënë që në vend se të flasë nga Prishtina, të shkojnë bashkë në veri te kryetarët e zgjedhur.

    “Me pancir me polici me i bo dy foto me Ilirin e Izmirin. Bashkërendim the me ndërkombëtar. A po rrejnë ata a? Nëse ti je tu e kallzu të vërtetën ata janë tu rrejtë i madh e i vogël. Është e drejtë me i çu në punë por nëse kostoja është rrezikimi i raporteve me aleatët nëse kosto janë ndëshkimet a bën me e ditë a mendon që ia vlen? Nëse mendon që këta duhet me shku pse s’po shkon ti. Hajde po shkojmë unë e ti bashkë a guxon? Lehtë e ke prej Prishtinës hajde shkojmë bashkë në veri hijmë na në zyre rrijmë bashkë me të”, ka thënë Krasniqi në seancën e Kuvendit, e cila është duke vazhduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!