×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi-Kurtit: Po bën hajgare me veten, por je kryeministër, nuk je hajgarexhi

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 13:16

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vazhduar replikat me kryeminstrin Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës.

    Në fjalën e fundit, Krasniqi i thotë Kurtit se nuk bëjnë hajgare me të, pasi vetë ai po bën me vetën.

    “Kryeministër na nuk banëm hajgare me ty sepse ti ke ba hajgare me veten. Ti je kryeministër nuk je hajgarexhi. E para, e dyta, kan e ki këshilltar kryesor në pocesin e dialogut. Një prej ekspertave me të mirë nbotë, Marc Wellerin pyete se çka është Vetëvendosja edhe kujt i takon. Librin e tij “Ikja prej Kurthit të Vetëvendosjes” në faqe 23 thotë që VV nuk i takon vetëm popujve por edhe grupeve brenda një shteti e edhe individëve. Je tu fol për një temë që të definon për emër”, thotë tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!