×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi, LDK: Qeverisë së korrupsionit nuk i kryejnë punë as 12 katët e Dubravës

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 19:11

    Sot u raportua se Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar të hetojë rastin për faljen e borxheve të kompanive që merren me ambalazhin e ujit, pasi në forma joligjore Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e udhëhequr nga Liburn Aliu ua ka shlyer borxhet milionëshe dhjetëra kompanive, përcjell Reporteri.net.

    Për këtë rast ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e cila ka thënë se “as 12 katët e burgut të Dubravës nuk do t’i dilnin kësaj qeverie”.

    “Korrupsioni masiv i qeverisë Kurti u konfirmua sot pasi prokuroria nis hetimet për faljen ilegale të borxheve për ambalazhuesit e ujit.  Këta që vodhën në rezerva shtetërore, që vodhën në KEK, me Nagipin e me pare të Serbisë me Martinin, nuk po u ndalen skandalet e hajnisë. Sot, prokuroria nisi hetimet pas publikimeve të Albanian Post lidhur me skandalin e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit”, shkroi Krasniqi.

    “Qeverisë së skandaleve dhe korrupsionit të udhëhequr nga Albin Kurti nuk i kryejnë punë as “12 katët e Dubravës” sepse kanë edhe më shumë njerëz që duhet të burgosen se që “12 katët” kanë vend. Hajnat e ambalazhuesve të ujit në burg”, përfundoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!