×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Vettingu duhet të ndodh, e paqartë pse po vonohet

    Reporteri
    04 Dhjetor 2022 | 8:53

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi së fundmi ka folur për procesin e vettingut.

    Kryetari Krasniqi tha se nuk e ka të qartë pse po vonohet një proces kaq i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

    Ai madje tha se propozimet e partisë së tij janë marrë parasysh, madje tha se edhe kryeministrit i kanë dhënë përkrahej për këtë proces.

    “Procesi i vetingut duhet të ndodh. Ne e kemi mbështetur qysh moti. Unë e kam takuar kryeministrin dhe i kam dhënë mbështetje për një proces që duhet të ndodh në Kuvendin e Kosovës. Propozimet që i kemi dhënë si Parti Demokratike e Kosovës janë mirëkuptuar dhe janë pranuar dhe sot dosja e vetingutt gjendet në Kuvendin e Kosovës”.

    “Unë nuk e kam të qartë pse po vonohen dhe pse po hezitojnë të nisin këtë proces. Vettingu është proces që mund të bëjë dallimin e ta luftojë inefikasitetin pse jo edhe kompetencën”.

    “Por një gjë e tillë duhet të ndodh në një proces të strukturuar legal, Kushtetues siç e kemi propozuar përmes vettingut në Kuvendin e Kosovës jo me masa të tjera të cilat e ndikojnë pavarësinë e  sistemit të drejtësisë”, tha Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!