×
  • Lajme
  • Lajme

    Krerët e shtetit në iftar me udhëheqësit e Bashkësisë Islame

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 22:26

    Krerët e shtetit sonte ishin në iftar me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të prirë nga Myftiu Naim Tërnava. Ky iftar ishte i shtruar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.


    Kështu ka bërë të ditur kryeminsitri, Albin Kurti, i cili ka thënë Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19.

    ”Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore. Uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe. Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Në Iftar i ftuar ishte edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konfjuca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!