×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i AKI-së: Në Siri edhe 65 kosovarë, ata që u kthyen s’përbëjnë rrezik për sigurinë e vendit

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 19:47

    Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, në detaje për gjithë rrjedhën e aksionit për kthimin e 110 kosovarëve nga lufta e Sirisë, njoftoi të enjten deputetët e komisionit për mbikëqyrjen e kësaj agjencie.


    Kryetari i këtij komisioni, Faton Topalli, deklaroi se shefi i AKI-së, i ka siguruar ata se të kthyerit nuk e rrezikojnë sigurinë në vend.

    Topalli ka thënë se nga raportimi i Maxhunit është bërë e ditur se edhe 65 shtetas të Kosovës vazhdojnë të marrin pjesë në luftën e Sirisë.

    Ai tregoi se nga viti 2012 e deri më tani, nga Siria janë kthyer 344 persona që kanë qenë të përfshirë në luftë dhe kanë jetuar në zona të ndryshme të konfliktit, ndërsa 93 persona kanë vdekur gjatë kësaj periudhe.

    Ndaj secilit të kthyer, pavarësisht veprave të kryera në Siri, ka treguar se kanë nisur procedurat e riatdhesimit dhe integrimit të tyre.

    Kujtojmë se Reporteri.net është media e parë në vend që ka raportuar ekskluzivisht për kthimin e 110 kosovarëve nga Siri, pra si u sollën në Kosovë 100 gra dhe fëmijë të xhihadistëve shqiptarë të vrarë në Siri.

    Poashtu Reporteri.net ishte media e vetme që raportoi se të kthyerit në Prishtinë u sollën me aeroplan amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!