×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i Mamushës: Qytetarëve që kanë ardhur nga jashtë u kemi thënë të rrinë në shtëpia ose do të kenë pasoja

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 21:45

    Vitia, Klina, Malisheva, Podujeva, Obiliqi dhe Prizreni deri më tani janë komunat që janë prekur nga koronavirusi.


    Fatmirësisht deri më tani në komunat e tjera nuk është shënuar asnjë rast i të prekurve me koronavirus.

    Reporteri.net ka kontaktuar me kryetarin e Mamushës, Abdülhadi Krasniç për të pyetur se si qëndron gjendja në komunën që udhëheq lidhur me marrjen e masave për parandalimin e koronavirusit.

    Krasniç thotë se fatmirësisht në komunën e tij deri më tani nuk ka asnjë person të prekur me koronavirus.

    Ai ka një apel veçanërisht për qytetarët që kanë ardhur ditët e fundit në Mamushë të cilët jetojnë jashtë vendit, që të mos dalin nga shtëpia, në të kundërtën paralajmëron marrjen e masave.

    “Si komunë po mundohemi që ky virus të mos përhapet edhe tek ne. Vendimet e qeverisë jemi duke i implementuar pikë për pikë. Kemi informuar qytetarët që kanë ardh jasht Kosovës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, përndryshe do të ketë pasoja për ata”, tha Krasniç për Reporteri.net.

    Ai thotë se komuna që drejton mjek për momentin kanë dhe janë duke dhënë ndihmën edhe në kufi për të kontrolluar qytetarët.

    “Kemi nevojë pak më shumë për pajisje mbrojtëse në ambulant”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!