×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i Preshevës: Kemi probleme me regjistrimin e shqiptarëve, Serbia s’merr parasysh kërkesat tona

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 16:43

    Mungesa e teksteve shkollore, papunësia, regjistrimi i qytetarëve shqiptarë, mungesa e investimeve nga ana e Serbisë, janë vetëm disa nga peripecitë që ka kjo komunë. Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili tha se Qeveria e Serbisë nuk i merr parasysh kërkesat që kanë banorët e kësaj komune.

    “Dua të them se kam lindur dhe rritur ne gjermani. Kam pasur ëndërr të kthehem në vendlindje për të punuar këtu. Kthehuni në Kosovë. Jam kryetar i një partie me të rinj dhe kemi pasur probleme të shumta. Problemet të cilët i kemi në komunën tonë janë komplekse pasi që jemi të varur nga komuna e Serbisë. Kemi mungese ende në tekste shkollore për gjuhën shqipe! Ende nuk jemi pjesë e strukturave shtetërore, kemi një papunësi prej 50 për qind. Kemi probleme me regjistrimin e qytetareve shqiptare. Nga lufta 2001 nuk ka pasur investime nga qeveria e Serbisë. Jemi të përkufizuar. Kufiri në Maqedonisë ende është i mbyllur. Qeveria e Serbisë nuk na merr parasysh kërkesat tona edhe pse jemi të mbështetur nga Evropa, nuk na marrin parasysh. Jemi ballafaqohet me shume probleme nga qendra”, tha Arifi në diskutimin “Sfidat dhe përprarësitë e qeverisjes lokale”, i organizuar nga kolegji “Universum”.

    Ai shtoi se pavarësisht një shumë të vogël të mjeteve për këtë komunë, janë arritur që të përdoren në mënyrën e duhur.

    “Kemi qeverisje lokale 5 deri 7 milionë euro edhe për kundër këtyre fatkeqësive kemi arritur ti përdorim në mënyrë të duhur. Komuna e Preshevës është themeluar në aspekt ideologjik dhe ne në fillim se pari u detyruam ti paguajmë borxhet publike dhe tani te investojmë. Bojkotimi i cenzusit në 2010 2011 dhe tashmë nuk kemi statistikat e popullsisë”, shtoi Arifi, raporton Ekonomia Online.

    Arifi porositi studentët që të studiojnë dhe të kenë potencial për të ndryshuar diçka.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!