×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i Zyrës së DFC-së në Beograd sot në Prishtinë për avancimin e agjendës amerikane

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 8:01

    John Jovanovic, kreu i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd sotdo të vizitojë Kosovën.


    Një gjë e tillë është konfirmuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.

    “Faleminderit Radio Televizionit të Serbisë për mundësin që të njihet më mirë drejtori i ri menaxhues i zyrës së DFC-së që mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun. John të ënjten do të jetë në Prishtinë për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, thuhet në njoftim.

    Jovanovic është emëruar dje në krye të zyrës së DFC-së që dje është inauguruar në Beograd, në praninë e emisarit të Trump, Richard Grenell, dhe kreut të DFC-së, Adam Boehler.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!