×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia do të ndërtojë kamp ushtarak në Kosovë

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 16:35

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homolgun e saj nga Kroacia, Gordan Grlić Radman.


    Ky takim i cili u mbyll për media, u mbajt në objektin e kësaj ministrie e ku u diskutua edhe një çështje e rëndësishme për siguri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kroacia, si duket, ka vendosur ta ndihmojë Kosovën edhe në aspektin e mbrojtjes. Ky shtet pritet të ndërtojë bazë ushtarake në Kosovë.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri kroat në takim me Gërvallën, e cili tha se ky projekt synon të rris sigurinë në rajon.

    “Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”, tha Gërvalla.

    Ndryshe, Kroacia ka bërë të ditur sot që do të dhurojë 10 mijë vaksina për Kosovën./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!