×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja e 30-vjeçares

    Kronikë nga Gjykata e Prishtinës: Nga hyrja fshehurazi, heshtja në seancë deri tek masa e paraburgimit për vrasësit e Liridonës

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 13:48

    Gjykata Themelore në Prishtinë sot i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj, shkruan Reporter.net.

    Në vendimin e gjykatës janë zbuluar detaje tronditëse se si ishte planifikuar vrasja e Liridonës. Fillimisht bashkëshorti i saj, Naimi thuhet se e kishte pajisur me armë Granit Plavën, dhe derisa e gjithë familja ishte në veturë, ai rreth orës 20:20 të natës kritike i del para veturës së çifit, me maskë në kokë, dhe e qëllon viktimën nga afërsia me një plumb në qafë.

    Ende pa nisur seanca dëgjimore sot për 3 të dyshuarit për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademajt, forca të shumta sigurie u panë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    I dyshuari, bashkëshorti i saj, Naim Murseli u fut nga një hyrje e veçantë në gjykatë.

    Për mediat seanca u mbajt e mbyllur.

    Skënder Gojani i cili është avokat i Granit Plavës dhe Ahemt Gjinovci avokat i Kushtrim Kokallës, thanë se klientët e tyre janë mbrojtur në heshtje dhe se po presin vendimin.

    “I paraqitem qëndrimet tona dhe prokurorja të vetat, tash pritet vendimi”, tha njëri nga avokatët”, tha njëri nga avokatët.

    Poashtu në heshtje është mbrojtur edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

    Ani pse familjarët e Liridonës ishin tek Gjykata, ata nuk ishin brenda në seancë.

    Vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj tha para mediave se rastin do t’ia lënë drejtësisë.

    Ai foli edhe për ditën tragjike, derisa shpjegoi se atë ditë e kishte lutur Liridonën që bashkë me fëmijët të qëndronte aty tek familja e saj, pasi siç tha ai që kur ishte kthyer nga Suedia në Kosovë, një pjesë të madhe të kohës e kalonte tek familja e saj.

    “Liridona u vra në mënyrë mizore. Ajo ishte grua e fuqishme, motër e fuqishme dhe doli të bëhet edhe heroinë për fëmijët e vet. Atë ditë ka qenë në shtëpinë tonë, kishte flejt tek ne, prej që është kthyer në Kosovë rrijke tek ne shumë, i thash mos shko, por më tha po shkoj- po shkoj. Edhe fëmijëve ju thash mos shkoni se po kënaqem. Pasi ka arrit në Prishtinë babës i ka tregu që do të shkonin tek një restaurant. Nga ora 22:20 më ka thirr gruaja edhe mka thënë e kanë vra Liridonën. Ne kemi edhe një djal të axhes dhe mendova se mos ai. Unë isha në punë kam shkuar shpejt tek shtëpia. Nuk dija çfarë të bëja.Nuk dojsha me besu qe Liridona ka vdek. Kam shku drejt me familjarët në spital për me ju dhënë qetësus. Morën qetësus dhe morëm rrugën për Prishtinë dhe nuk ju kam treguar që kanë vdek”, tha ai para gazetarëve.

    Ai tha se dy fëmijët e Liridonës, djemtë, janë me gjyshërit e tyre, prindërit e Naim Murselit, dhe se ata nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur.

    Familjarët poashtu bënë të ditur se ende nuk kanë marrë përgjigje për zhvarrosjen e trupit të Liridonës nga fshati i bashkëshortit.

    Vëllai Leonardi tha se prokuroria duhet të nxitojë sepse familjarët e Liridonës janë në gjendje të rëndë emocionale dhe zhvarrosja e saj do t’ia lehtësonte sadopak.

    Kjo është kërkesa e familjes për zhvarrosjen e Liridonës

    “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, ishte sot aksioni simbolik është organizuar nga Kolektivi Feminist.

    Derisa në Tiranë po marshohet për Liridonën derisa po bëhet thirrje kundër grave.

    “Drejtësi për Liridonën’’, në Tiranë mbahet protestë për vrasjen e 30 vjeçares në Prishtinë

    Kurse, Kolektivi Feminist ka thirrur protestë për të martën, pas vrasjes së Liridona Ademajt.

    Përmes një njoftimi në Facebook, është bërë e ditur se protesta pritet të fillojë nga ora 18:00 në sheshin Zahir Pajaziti.

    “Kjo protestë e thirrur nga aktiviste/ë të pavarur dhe anëtare/ë të Kolektivit Feminist synon mobilizim mbarëpopullor në eliminimin e dhunës së gjinizuar dhe femicidit dhe strukturave që i prodhojnë ato”, thuhet në njoftim.

    Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku familja ishin nisur për të darkuar në një restaurant, e që fillimisht, bashkëshorti i saj, Naim Murseli tha se gjatë rrugës ishin përballur me grabitës, dhe ai e fëmijët kishin ikur, derisa për Liridonën kishte deklaruar se ka rezistuar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!