×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 23:23

    Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austria mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Sipas agjencisë së lajmeve APA, Schallenberg ka deklaruar që pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, “kërkohet një pozicion i ri gjeostrategjik në Evropë”.

    Ai ka deklaruar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet për të siguruar një model të qëndrueshme jete në Evropë.

    “Kjo përfshin edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Ne mirëpresim dëshirën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, ka thënë kryediplomati austriak.

    Deklarata e Schallenberg është raportuar në disa media serbe.

    Serbia, gjatë ditëve të fundit, ka bërë përpjekje të pareshtura diplomatike për ta minuar mundësinë e Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj organizate evropiane.

    Ndryshe, aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt sot sot në Torino të Italisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!